KLINIKA DENTARE "HARUNI & SON'S"




Klinika Dentare "Haruni & Sons" i ka fillesat e saj vite përpara kur Haruni mbaroi studimet dhe u kthye në vendin e tij për t'i shërbyer popullit të tij. Gjatë aktivitetit të tij ai jo vetëm që i shërbeu popullit të tij, por edhe ja nguliti fëmijëve të vetë kulturën e punës dhe përkushtimin ndaj punës dhe pacientëve; dhe bashkë me to edhe dëshirën e madhe për të vazhduar këtë profesion.





Klinika Dentare "HARUNI & SONS" është një nga klinikat më moderne në Shqipëri, e vendosur në Onhezmi, Sarandë. Klinika jonë ofron shërbime shumë profesionale në fushën e estetikës së fytyrës dhe dhëmbëve, kirurgjisë orale, zgjidhjeve të avancuara të implantologjisë dhe ortodoncisë për fëmijë dhe të rritur. Fokusi ynë është te shëndeti dhe bukuria, falë një ekipi mjekësh profesionistë të specializuar në degët e ndryshme të stomatologjisë dhe kirurgjisë.





Puna jonë është e lidhur ngushtë me njerëzit dhe i shërbejmë atyre me përkushtim dhe ndershmëri. Sot shërbimi dentar në Shqipëri ka arritur një standart të lartë europian dhe në klinikën tonë do të gjeni shërbimin që kërkoni në standarte të larta. Ajo që ne nuk negociojmë është cilësia.




Klinika Dentare "Haruni & Sons"
sjell tek ju buzëqeshjen me një garanci maksimale!

Ju Mirëpresim!